Filmi i shkurtër ‘Kali’ sot, në orën 17, do të shfaqet premierë në kinemanë ABC.
Filmi trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës, nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe tre shokë adoleshentë, të cilët e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.
Filmi ‘Kali’ me skenar të Alban Ukajt e regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, me producent Arian Rexhepin, është prodhim i Kooperativës, dhe është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe i përkrahur nga Fondi Hartefakt.
Në rolet kryesore janë: Izudin Bajroviq, Florist Bajgora, Ermal Gerdovci, Lum Berisha.
Filmi zgjat 14 minuta.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...