“Jam shumë e lumtur që do të fillojë xhirimet e filmit “Home”. Xhirimet do të bëhen në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ndërsa faza e post-produksionit do të bëhet në Athinë të Greqisë. Poashtu jam e lumtur që do të punoj me aktorë shumë të dëshmuar në vend, ku besoj që do të ma lehtësojnë punën edhe më shumë”, u shpreh për KultPlus, More Raça.
Një film që flet për fatin e Havës, një grua 35 vjeçe, së cilës pas vdekjes së babait i ndryshon edhe jeta. Vëllezërit e saj pas kësaj ngjarje vendosin që ta ndajnë pasurinë ku Hava mbetet e përjashtuar nga e drejta për të qenë edhe ajo trashëgimtare e barabartë me vëllezërit.
Ky është sinopsisi i filmit të metrazhit të shkurtër “Home”, film ky që vjen me skenar dhe regji të More Raçës e për producent ka Sunaj Raça, i cili në mes të muajit shkurt do të hapë kllapën e parë të xhirimeve. Në një rrëfim për KultPlus, vetë regjisorja Raça, tregon më hollësisht disa detaje për xhirimet e filmit, e poashtu edhe për aktorët të cilët do të luajnë këtë film.
“Jam shumë e lumtur që do të fillojë xhirimet e filmit “Home”. Xhirimet do të bëhen në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ndërsa faza e post-produksionit do të bëhet në Athinë të Greqisë. Poashtu jam e lumtur që do të punoj me aktorë shumë të dëshmuar në vend, ku besoj që do të ma lehtësojnë punën edhe më shumë”, u shpreh për KultPlus, More Raça.
Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë: Makfire Miftari, Kumrije Hoxha, Veton Osmani, Mirsad Ferati, Bekim Mulaj… ndërsa filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena, e që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe kompania Greke Two Thirty Five.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...