Filmi “Everything Everywhere All at Once” fiton 11 nominime për çmimet Oscar

17:04 | 24 Janar 2023
KRG

Filmi “Everything Everywhere All At Once” është renditur të krye të nominimeve për çmimet Oscar, përkatësisht 11, duke nisur kështu garën për çmimet që ndan Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shteteve të Bashkuara.

I dyti, me më shumti nominime – nëntë të tillë – është renditur filmi gjerman “All Quiet on the Western Front”, sikur edhe komedia e zezë irlandeze, “The Banshees of Inisherin”.

Të nominuar në kategorinë kryesore janë edhe filmat: “Top Gun: Maverick” dhe “Avatar: The Way of Water”, të cilët besohet u kanë ndihmuar njerëzve të kthehen nëpër kinema, pas pandemisë së koronavirusit.

Filmi më i nominuar “Everything Everywhere All At Once” portretizon një familje imigrante kinezo-amerikane që i nënshtrohet një kontrolli tatimor dhe më pas përfshihet në sfida tjera shumëdimensionale.

Ky prodhim është komentuar shumë kur është transmetuar për herë të parë, dhe ka arritur të fitojë mbi 100 milionë dollarë në gjithë botën.

Fituesit do të bëhen publikë në një ceremoni që do të organizohet më 12 mars, të cilën do ta udhëheqë komediani, Jimmy Kimmel.

Fituesit do të votohen nga mbi 10.000 aktorë, producentë, drejtorë dhe njohës të filmit, të cilët janë pjesë e Akademisë e Shkencave dhe Arteve në SHBA./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme