Filmi “Cafe Society” hap festivalin e Kanës

17:51 | 29 Mars 2016
M. A.

Filmi “Cafe Society” i regjisorit Woody Allen do të hap festivalin e sivjetmë të Kanës, kanë thënë të martën organizatorët, që shënon edhe herën e tretë që shkrimtari dhe regjisori i njohur amerikan ka hapur këtë ngjarje me një prej filmave të tij.

Allen më parë kishte hapur festivalin prestigjioz vjetor, të mbajtur në jug të Francës, me filmat “Hollywood Ending” më 2002 dhe “Midnight in Paris” më 2011, raporton Reuters.

“Cafe Society” është filmi i 14-të që do të shfaqet jashtë konkurrencës në Kanë për Allenin, thonë organizatorët e festivalit.

Festivali i Kanës, i 69-ti me radhës, do të nis më 11 dhe do të përfundojë më 22 maj. Regjisori i filmit “Mad Max”, George Miller, do të udhëheqë jurinë e garës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme