Filmat në të cilët glorifikohet fuqia femërore

07:32 | 29 Mars 2016
Arbresh.info

Filmat e mëposhtëm për heroina kanë femra të forta, me vetëbesim, të patrembura dhe që kanë thyer tabutë dhe rregullat e imponuara!

Mona Lisa Smile

Porfesoresha e përparuar Ketrin En Votson vjen në një fakultet privat me rregulla strikte që të ligjerojë mbi historinë e artit. E përballur me studente konzervative ajo vendos që ti motivojë në rishqyrtimin e roleve tradicionale në shoqërinë patriarkale në të cilën jetojnë.

Erin Brikovich

Nëna e vetme Erin Brokoviç nuk ka diplomën e juristes mirëpo ka guximin e mjaftueshëm që të padisë një kompani të madhe për shkak të ndotjes së ujit. Ky film jep mesazhin se femrat mund të arrijnë çfarëdo që të dëshirojnë, pa marrë parasysh sa janë të buta dhe se shoqëria udhëhiqet nga meshkujt.

Working girl

Ky film është nëj dramë-komedi në të cilën Tesa e ëmbël por dinake përparon në botën e biznesit. Pasiqë shefja e saj e thyen këmbën në skijim, Tesa në çdo mënyrë mundohet që të shfrytëzojë rastin për të përparuar në karrierë me ndihmën e kolegës së pashëm, Xhekut.

Steel magnolias

Manjolitë e çelikut është një dramë amerikane me elemente të komedisë në të cilën bëhet fjalë për miqësinë e fuqishme mes disa femrave. Vetë titulli i filmit tregon se femrat duhet të jenë delikate si manjolia por të forta si çelik.

Coco before Chanel

Filmi bën fjalë për rininë e Koko Shanel dhe ngritjen e saj në majat e modës, që nga fillimi si e varfër dhe e braktisur e deri në atë që e njohim sot.

Devil Wears Prada

Andrea “Endi” Saks është e diplomuar e re në gazetari dhe fiton punën për të cilën vajzat tjera do të “vrisnin” dikë, atë të ndihmëses së redaktores të magazinës Pista, Miranda Pristlli. Miranda dominon botën e modës së lartë nga pozita e saj ndërsa asistentes së saj i jep detyra të pamundshme që të kalojë testin.

Still Alice

Alis është profesoreshë e linguistikës në Universitetin e Kolumbias dhe e kupton se ka sëmundjen Alz`hajmer, nga aty gjithçka ndryshon për të.

Brave

E vendosur për qëllimet e saja që në jetë të vendosë vetë se cilin rrugë do e marrë, princesha Merida refuzon që tu bindet traditave dhe rregullave me çka shkakton një kaos të vogël në mbretërinë e saj.

Help

Tregimi zhvillohet në vitet 60 të shekullit të kaliar në një qytezë të quajtur Xhekson në shtetin Misisipi dhe përcjell marrëdhëniet e tre grave të mahnitshme të cilat fillojnë një projekt së bashku.

The Way we were

Ajo është ambicioze dhe me dëshirën për të ndryshuar botën ndërsa ai është hedonstë, i kënaqur ashtu si është. Robert Redford dhe Barbara Srejsend në mënyrë perfekte e realizojnë tregimi e dashurisë së parealizueshme./femra.ne

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme