Film-bërësi Kosovar, Ben Apolloni, thotë se filmi dokumentar “Kosova: Një moment qytetërimi”, Boris Malagurski, i autorit serbo-kanadez të njohur ndërkombëtarisht është bërë në vazhdën e propagandës se shtetit serb që bënë për ta paraqitur Kosovën si zemër të kulturës se tyre por të kërcënuar nga “pushtuesit” shqiptarë, shkruan arbresh.info.
“Shteti serb asnjëherë nuk ka pushuar së bëri propagandë të tillë ku shqiptarët paraqiten si shkatërrues të trashëgimisë së tyre ortodokse, që në fakt është shumë e dyshimtë sepse manastiret e kishat ortodokse më shume ka gjasë të jenë të shqiptareve që kanë qenë të krishterë (katolik e ortodoks) para se serbët të shfaqeshin në këtë pjesë të botës,” vlerëson Apolloni.
Sipas tij, serbët nuk ndalen në propagandën e tyre dhe ndihmë të madhe për të arritë qëllimet e tyre për të penguar zhvillimin e Kosovës edhe anëtarësimin në UNESCO e kanë dhëne liderët politik të Kosovës.
“Që shtetin e ri e kanë shndërru në një shtet banditesh, huliganesh, hajnash e të dëshpëruarish që kanë shkuar e i janë bashkuar organizatave terroriste si ISIS e ndonjë tjetër. Unë nuk befasohem nga serbët që kanë bërë këtë film apo filmin “Enklava”, e plote filma tjerë propagandistik, por befasohem me shqiptarët e Kosovës që nuk kanë bërë asgjë për të dëshmuar të vërtetën.”
Film-bërësi serbo-kanadez i një filmi dokumentar “Kosova: Një moment qytetërimi”, Boris Malagurski, e ka krahasuar Kosovën me të ashtuquajturin Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS) duke thelluar angazhimin për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, shkruan arbresh.info.
“Ju e dini se si ISIS shkatërron trashëgiminë kulturore. Por, a e dini se kjo po ndodhë në Evropë?” thuhet në paraqitjen e shkurtër të këtij filmi, që është në realizim e sipër.
Më tej, në këtë film prezantuesi australian, Stefan Popoviq, thotë se që nga viti 1999 janë shkatërruar më shumë 150 kisha e manastire nga “shqiptarët ekstremist”. Gjatë përmendjes të këtyre të fundit nxjerr video të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Në fjalën e tij thotë se politikanët shqiptarë, duke nxjerrë në fotografi Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj e Agim Çekun, e donin një Kosovë etnikisht të pastër.
Sipas tij, në 30 vitet e fundit numri i serbëve në Kosovë ka rënë shumë, duke përmendur edhe shkatërrimin e varrezave të serbëve, shkruan arbresh.info.
“Çfarë do të ju ndodhë manastireve, dhe a mundet bota të lejojë shkatërrimin dhe fshirjen e dallimeve tona qytetëruese?”
Këtë video e kanë shpërndarë qindra njerëz përfshirë politikanin serb Vojsllav Sheshel./arbresh.info/
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...