ASK Film Festival është festivali filmit të shkurtër dhe dokumentar për nxënës të shkollave të mesme nga Kosova dhe jashtë saj, i cili organizohet nga American School of Kosova. Festivali nis sonte, edicionin e tij të 6-të, nga ora 18.00 në Amfiteatrin e ASK.
Qëllimi i këtij festivali është që të zbulojë talent të rinj në fushën e filmit, të rris nivelin e edukimit artistik në rininë kosovare, zhvillimin e kulturës dhe artit në Kosovë dhe promovimin e artistëve të rinj. Gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe zhvillimi i personalitetit të këtyre të rinjve përmes artit, gjë që do t’i ndihmojë ata shumë në karrierën e tyre edhe nëse zgjedhin të ndjekin diçka tjetër përveç artit.
Pjesëmarrës të festivalit këtë vit paraqiten nga Kosova, Kanadaja, Egjipti, etj. Filmat e përzgjedhur për pjesëmarrje në festival janë me motiv edukativo-kulturore.
Pjesë e jurisë janë emra shumë të shquar të kinematografisë shqiptare, si: Igballe Qena (aktore), Burim Haliti (regjisorë), Arlinda Morina (regjisore, skenariste), Xhejlane Terbina (aktore), Gëzim Hasani (pianist), Bulza Havolli (këngëtare).
Fituesi i këtij edicioni do të fitojë trofeun e ‘ASK Film Festival’.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...