Google ADS

Fillon Panairi Kombëtar i Librit në Fier

09:45 | 21 Maj 2015
Arbresh.info

Në qytetin e Fierit do të hapet Panairi i Librit “Fieri 2014”, i cili do të mbahet në ambientet përpara Prefekturës prej sot deri të dielën, 24 maj.

Panairi, me të ftuar personalitete në zë të letërsisë, shkrimtarë, poetë, akademikë, përfaqësues të mediave e politikës, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, organizohet nga Fondacioni “Harpa’’ dhe Bashkia Fier.

Në Ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë përfaqësues e drejtues të Ministrive të Kulturës të Kosovës e Shqipërisë, deputetë të Kuvendit, etj.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, në këtë event kombëtar do të marrin pjesë rreth 100 Shtëpi Botuese. Në këtë panair do të ekspozohet një gamë e gjerë botimesh, si letërsi artistike shqipe dhe e huaj, histori, enciklopedi, letërsi për fëmijë, fjalorë, albume, udhëzues, harta etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme