Google ADS

Filharmonia e Vjenës me plis sjellë ‘Danubin e Kaltër’ në Tiranë

23:34 | 2 Janar 2017
Trina Galanxhi

Violinisti shqiptar Shkëlzen Doli sapo ka prezantuar koncertin e Vitit të Ri, me Ansamblin e Filharmonisë së Vjenës, koncert ky që është mbajtur për herë të parë në Tiranë.

Emocionuese ishte momenti kur bashkë me Shkëlzen Dolin i gjithë ansambli vjenez u prezantua edhe me plisa në kokë, të cilët në këtë pjesë interpretuan “Danubin e Kaltër”.

Ministrja e Ministrisë së Kulturës Mirela Kumbaro ka postuar një video të kësaj ngjarje, e cila edhe ka shkruar.

“Po, nga Vjena në Tiranë vjen Danubi Blu me plisa, raki e dashuri me Shkelzen Dolin dhe Ansamblin Filarmonik të Vjenës”, ka shkruar ajo. /KultPlus.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme