Edhe Filharmonia e Kosovës sikurse shumë institucione kulturore nëpër botë, nesër do të shënojë përvjetorin e datëlindjes së kompozitorit të madh, Wolfgang Amadeus Mozart. Baki Jashari, drejtor i këtij institucioni nëpërmjet një konference shtypi ka bërë të ditur se për këtë koncert janë përfshirë tri vepra, ku do të luaj në flaut, Ermira Çitaku
260 vjetori lindjes së kompozitorit të madh të epokës së klasicizmit, Wolfgang Amadeus Mozart do të shënojë edhe hapjen e vitit për Filharmoninë e Kosovës, pasi që, po ky institucion do të prezantohet me një koncert dedikuar këtij kompozitori të madh.
Edhe nëpërmjet një konference shtypi, drejtuesit e këtij institucioni kanë njoftuar për këtë koncert që do të mbahet në mbrëmjen e së mërkurës, koncert që do të nis në ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
“Në këtë koncert të parë Filahrmonia e Kosovës ka zgjedhë edhe datën edhe programin e veçantë, kemi të bëjmë për një eveniment të veçantë për nga përmbajtja, bëhet fjalë për 260 vjetorin e lindjes së Mozart, dhe i tërë programi i kushtohet këtij kompozitori me veprat e Mozartit. Edhe ne e kemi pa të arsyeshme që ti bashkëngjitemi shumë institucioneve të ndryshme të botës, të cilat nesër, jo vetëm nesër, do të kenë në program më shumë vepra të Mozartit. Na vjen shumë mirë, sepse festojmë datëlindjen e një gjeniu”, ka thënë Jashari, i cili ka njoftuar se për këtë koncert janë përzgjedhur tre, ku pjesë e këtij koncerti do të jetë me flaut edhe Ermira Çitaku.Koncerti do të drejtohet nga dirigjentja Nathalie Marin, e cila do të jetë dirigjente permanente për këtë institucion për gjashtë muaj me radhë./KultPlus
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...