Nga nesër të rinjtë kosovarë do të mund të argëtohen për pesë netë radhazi me muzikë nga këngëtarë dhe grupe të njohura nga të gjitha trojet shqiptare në edicionin e 5’të me radhë të birrës dhe verës në Prishtinë.
“Beer and Wine Fest 2017” do të nis me 30 qershor dhe do zgjas deri me 4 korrik. Edhe ky edicion i festivalit do të mbahet në Platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në kryeqytet.
Organizatorët e këtij festivali tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe premtojnë shumë risi gjatë këtij edicioni.
Njëri nga organizatorët e këtij festivali, Besnik Ejupi i ka thënë “Arbresh.info” se një nga risitë e këtij edicioni është se festivali do të zgjasë 5 netë.
Po ashtu sipas tij, e veçantë tjetër e këtij edicioni të festivalit, është që do të ketë shpërblime të shumta në lojërat me birra, do të jenë prezent top artistiket vendor, e shumë risi të tjera.
Gjatë këtyre 5 netëve, sipas Ejupit para të rinjve kosovarë do të përformojnë këngëtar dhe grupe të njohura shqiptare, ndërsa hapjen e ceremonisë festive të edicionit jubilar, do ta bëjë grupi i njohur ELITA 5.
“Për dallim nga edicionet e kaluara, risi në këtë edicion jubilar do të jetë programi artistik, pasi që 5 ditët/netët e festës së muzikës, verës dhe birrës do të përcillen me emra të mëdhenj të muzikës si: Alban Skenderaj, ELITA 5, Vedat Ademi, Vala Mulliqi & Band, 3Leche Band, Shake it Darabuka & Dj Juba, Donika Rushiti & Kreshnik Berisha, Lekë Gjurgjiali & Band, Into Thin Air, Doksi, Dj GAMBLEMANIA dhe shumë e shumë të tjerë,” ka thënë Ejupi për “Arbresh.info.
Ejupi tregon se çmimi i birrës dhe verës, do të fillojë nga 0.50 euro, duke mos përjashtuar happy hour dhe shpërblime të shumta.
Befasi tjetër, sipas tij, do të jetë pjesëmarrja e brendeve të reja të verërave, ku për herë të parë do të prezantohen në këtë Festival, i cili përveç promovimit të muzikës ka për qëllim edhe promovimin e produkteve vendore.
Gjatë këtij festivali do të marrin pjesë rreth 23 kompani të birrës. / Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...