Edicioni i 18-të i festivalit Doku Fest për 9 ditë do të ketë në qendër temën e vërteta.
Festivali i filmit Doku Fest këtë vit do të shfaq 282 filma të cilët do të trajtojnë temën e së vërtetës.
Festivali do të filloj me 1 gusht dhe do të mbaroj me 10 gusht.
Drejtoresha e festivalit Nita Deda tregoi se arsyeja se përzgjedhjes si temë te vërtetën është se u cilësua si aktuale dhe shumë e rëndësishme për rininë.
“Tema e festivalit sivjet është e vërtet. Kemi besua që kjo temë është shumë e rëndësishme me u trajtua. Edhe kampanja e festivalit e thekson te vërtetën”, tha ajo.
Drejtori artistik Veton Nikollari tregoi se në festival do të shfaqen 282 filma për fëmijë e të rritur.
“Ne kemi përzgjedh 282 filma që do të shfaqën brenda nëntë ditëve. Keni përzgjedh nga rreth 2000 filma që kanë aplikua.
Është ndër programet me të mira që kemi bërë këto 18 vitet e fundit.
Risi do të kemi një kinema mobile e pajisun me panele e sofra që do ti vizitojmë disa nga lagjet e Prizrenit. Është një festival muzikor që do të shtrihet në katër skena”.
Në festival do të ketë programe për të gjitha moshat, për te rinj e fëmijë.
Fëmijët i kanë shfaqjet pa pagesë.
Pas shfaqjes se filmave çdo ditë do të ketë aktivitete të ndryshme./arbresh.info/
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...
Gërvalla në Lituani, dështon seanca në rastin ku akuzohet pë...