“Le Temps” ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me telegramet e Fan Nolit dërguar asokohe udhëheqësve më lartë botërorë, si arsye e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një protestë nga Imzot Fan Noli, ish-kreu i shtetit shqiptar
Na shkruajnë nga Nju Jorku :
“Peshkopi shqiptar Fan Noli, i cili më parë ishte president i Republikës së Shqipërisë, aktualisht është udhëheqësi shpirtëror i rreth 30.000 shqiptarëve ortodoksë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, u dërgoi të dielën z. Roosevelt (presidentit amerikan), z. Daladier (kryeministrit francez), z. Chamberlain (kryeministrit britanik) dhe z. Avenol, sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, një telegram proteste kundër aksionit ushtarak italian në Shqipëri.”/Aurenc Bebja/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...