Google ADS

F Scott Fitzgerald vdiq duke menduar që është dështak

10:07 | 17 Shtator 2016
Arbresh.info

Në kohën kur pritet që të publikohen veprat e pabotuara më parë të autorit amerikan F Scott Fitgerald kujtojmë këtë shkrimtar të madh dhe rrugën e tij drejt famës.

Francis Scott Key Fitzgerald u lind më 24 shtator 1896 në St. Paul, Minnesota, shkruan arbresh.info.

_91181109_fsfg2

Ai konsiderohet gjerësisht si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj amerikanë të shekullit të 20-të.

Ai përfundoi katër romane: Kjo anë e parajsës, E Bukura dhe i Mallkuari, Getsbi i madh (më i njohuri) dhe Nata është e ëmbël.

Fitzgerald gjithashtu shkroi tregime të shumta të shkurtra, shumë nga të cilat trajtojnë tema të rinjve, premtimin, moshën dhe dëshpërimin.

Por, jo gjithçka ishte e lehtë për autorin e kohës së Depresionit të Madh. Ai kishte probleme me botimin e veprave të tija. Kjo pasi stili i tij ishte stereotipizuar, gjuha e tij e pasur dhe ekstravagante ra në sy të keq, përcjell arbresh.info.

Kur Fitzgerald vdiq më 1940, në moshën 44-vjeçare shkoi duke menduar që ishte një dështak.

Por në dekadat në vijim romanet Getsbi i Madh dhe Nata është e ëmbël filluan të konsiderohen si klasikët e shekullit të 20-të./arbresh.info

_91181107_mediaitem91181106

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme