Etnomuzikologu Lorenc Antoni, përkujtohet në vendlindjen e tij në Shkup

16:37 | 21 Tetor 2016
Arbresh.info

Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së kompozitorit, dirigjentit dhe etnomuzikologut të njohur shqiptar, Lorenc Antoni, sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, organizoi tribunë përkujtimore, ku edhe u promovua pulla postale me figurën e Lorenc Antonit.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se është nderë i Institutit që të rikthejë vëmendjen te figurat e mëdha që kanë lënë gjurmë në lëvizjet kombëtare dhe kulturore për popullin shqiptar. “Familjet Antoni dhe Bojaxhiu kanë dhënë kontribut të madh në shqiptarësinë e Shkupit, andaj nderi ynë është që të zbardhim të kaluarën e tyre historike, si një mesazh për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Asani.

Drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, tha se institucioni që i e përfaqëson, përmes promovimit të kësaj pulle postale në mënyrë aktive përfshihet në shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, një bashkëqytetari i ynë, muzikolog, dirigjent, shkencëtarë që gjithë jetën e tij i`a kushtoi muzikës.

Pulla postale me temë muzikën, lëshuar në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, dedikuar 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, është me vlerë nominale prej 20 denarëve, autor i së cilës është Loran Kufalo nga Byroja për Filateli e Postës së Maqedonisë”, theksoi Rexhepi.

Sekretari shtetërorë pranë Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, z.Behixhudin Shehapi, theksoi rëndësinë e institucionalizimit të veprave të atyre që kanë dhënë shumë për artin dhe kulturën shqiptare, siç është edhe rasti me etnomuzikologun Lorenc Antoni.

Për jetën dhe veprën e tij folën edhe përfaqësuesi i katolikëve shqiptarë të Shkupit, z.Anton Sereçi, pastaj z.Blerim Grubi, profesor pranë Universitetit të Tetovës, njëherit edhe anëtarë i Filharmonisë së Maqedonisë, z.Ermal Mehmeti, etnomuzikologë, si dhe znj.Dijana Toska.

Mori pjesë edhe vajza Lorenc Antonit, znj.Vilma Antoni–Bejtullahu, ndërsa në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti dhëndri i familjes Antoni, z.Naip Bejtullau.

Lorenc Antoni u lind në Shkup në vitin 1909 dhe vdiq në Prishtinë më 21 tetor 1991. Është një nga kompozitorët dhe etnomuzikologët më të shquar në mbarë hapësirën shqiptare.

666-620x330

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme