Për nder të Ditës Botërore të Librit OJQ “ETEA” organizon diskutimin e hapur mbi kulturën e leximit të të rinjve, me rastin e publikimit të raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të larta të Prishtinës”.
Gjatë muajit mars, “ETEA” ka zhvilluar një hulumtim mbi baza shkencore, përkatesisht përmes metodës cilësore dhe asaj sasiore duke trajtuar thellësinë dhe përmasat e problemit të mungesës së kulturës së leximit te të rinjtë, përkatësisht nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës.
Gjatë hulumtimit u anketuan 604 nxënës, sipas mostrës përfaqësuese, nga 13 shkollat e mesme publike të Komunës së Prishtinës.
Në anën tjetër, ETEA ka intervistuar profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe nga gjimnazet dhe shkollat profesionale, si dhe kemi zhvilluar disa fokus grupe.
Ky është hulumtimi i parë që po zhvillohet në mënyrë shkencore për lexueshmërinë e të rinjëve, përmes së cilës synohet identifikimi i shkaqeve që ndikojnë negativisht në këtë aspekt.
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...