Një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë po e përjeton një kohë të pazakonshme këto ditë. Enver Petrovci po përpiqet të realizojë një film që trajton fatin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Por, filmi ‘Teuta’, me skenar të aktorit Enver Petrovci dhe regji të Murat Vala Dermanit, po rrezikon të kalojë në pronësi të shtetit turk, për shkak të mungesës të mjeteve financiare dhe mbështetjes institucionale nga pala kosovare.
Krejt çfarë duhet të bëjë Kosova është të mbledh 100 mijë euro që është 10 për qind e buxhetit të përgjithshëm të filmit që do të kushtojë një milion euro.
Enver Petrovci ka rrëfyer në emisionin “Relaod” të RTV Dukagjinit poshtërimin që thotë se ka përjetuar nga Qeveria e Kosovës. Ka treguar se fillimisht shkoi tek Ministria e Kulturës dhe ministri i kishte thënë se nuk mundet me ligj të ndajë më shumë se 10 mijë euro, por i kishte rekomanduar që të shkojë tek kryeministri Isa Mustafa.
“Pas takimit me kryeministrin më ka telefonuar Vlora Dumoshi dhe më ka thënë se kryeministri është dakord t`i ndajë 70 mijë euro. Unë u falënderova shumë. Por, prej asaj dite Vlora nuk më është përjgigjur më kurrë në asnjë thirrje apo sms”, ka treguar aktori.
Kjo nuk e ka dekurajuar aktorin. Ai po kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë me nga një euro duke telefonuar në një numër në VALA ose duke dërguar para në xhirollogarinë në dispozicion.
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...