Google ADS

Eliza Dushku planifikon të udhëtojë në 50 qytete të banuara nga shqiptarët

16:04 | 26 Shtator 2015
M. A.

“E dashura Shqipëri” është letra e aktores Eliza Dushkut për vendin e babit të saj. Është letër për fansat e aktores që të bashkohen me të në udhëtimin për ta zbuluar Shqipërinë. E gjithë kjo do të shërbejë si një guidë turistike për turistët e huaj që ta njohin më mirë “perlën e Ballkanit”.

“Shqipëria nuk është vetëm vend, janë njerëzit që e bëjnë atë”, tha Eliza Dushku.

Udhëtimi i Elizës për Shqipërinë erdhi pas dëshirës së saj për ta njohur më mirë vendin e prejardhjes së saj.

Gjatë programit të saj ajo do të jetë së bashku me vëllain e saj Nate, aktorin Blerim Destanin dhe fotografin Fadil Berisha. Ata do të udhëtojnë në 50 qytete në katër shtete duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Sipas EuroTvPalace këto të gjitha janë shtete që kufizohen me Shqipërinë ku jetojnë shqiptarë etnik, transmeton GE.

Qyteti i parë është kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ku Eliza mëson në lidhje me historinë e Shqipërisë në kohën Romake, qytetërimin ilir. Ajo viziton edhe “bllokun” një vend i famshëm në Tiranë si dhe në fund kalon ca momente me klubin e futbollit KF Tirana.

Korça është vendi tjetër që Eliza kishte vizituar. Është edhe vendlindja e aktore dhe vendi ku zemra dhe shpirti i familjes Dushku jeton.

Janë edhe shumë qytete të tjera që Eliza do t’i vizitojë në katër shtete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme