(2) Shqipëria është kualifikuar për finalen e Eurosong. Përveç Shqipërisë sonte janë kualifikuar edhe Armenia, Rusia, Rumania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjerorgjia, Serbia dhe Belgjika.
Ndërkohë, bazuar në performancën e vitit të kaluar, automatikisht në finale janë kualifikuar edhe Austria, Britania e Madhe, Spanja, Gjermania, Franca, Australia dhe Italia.
————————————————
(1) Elhaida Dani dhuroi emocione të papërshkrueshme në gjysmëfinalen e parë në Festivalin europian të Muzikës, “Eurovision”.
Kënga “I’m Alive” është materiali, me të cilin ajo na përfaqësoi, këngë e cila deri tani ka pasur komente pozitive në radhët e “Eurovision”-it, si dhe klikime të shumta në “Youtube”.
Elhaida Dani këndoi e 14-a në spektaklin që ka nisur prej orës 21:00. Këngëtarja shkodrane mban kodin 14 dhe pret të votohet nga mbarë shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve tona, në mënyrë që t’i mundësohet kualifikimi në natën finale.
Mbrëmjen e sotme në skenën madhështore të Vjenës u interpretuan 16-të këngë, nga të cilat do të kualifikohen në finalen e 23 majit 10 këngët më të mira.
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”