Në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u çel ekspozita me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të klerit shqiptar etj.
Ekspozita përmbante albume mbresëlënëse të artistëve, monografi studimore, intervista, jetëshkrime, bibliografi, foto dhe sende personale të Nënë Terezës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se duke qenë dita e parë pas shenjtërimit të Nënë Terezës, kjo është dhe një ditë reflektimi për të gjithë ne, për të dhuruar më shumë dashuri, për të kontribuar për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë.
Kryetari i Kuvendit falënderoi ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vlerësoi se kjo është mënyra më e mirë për të nisur sesionin nën një shenjë siç është shenjtërimi i Nënë Terezës.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani u shpreh se ekspozita në mënyrë simbolike përfaqëson pamje të ndryshme të jetës, veprës dhe gjithë kontributit të Nënë Terezës, frymëzimin e saj te besimi dhe çiltërsia, te gjesti dhe përulësia, por edhe frymëzimin që ajo iu përcolli dhe iu dha artistëve, studiuesve dhe të gjithë misionarëve të thjeshtë, por dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë të cilët besojnë te simboli i Nënë Terezës. “
Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur për të gjithë qytetarët edhe ditën e martë, nga ora 10:00- 12:00 si dhe pasdite nga ora 17:00-19:00.
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...