Ekspozita e parë prej Filigranit në Kosovë

13:08 | 11 Qershor 2016
Arbresh.info

Ekspozita e stolive prej filigranit për herë të parë është shfaqur në Muzeun e Kosovës. Filigrani shpjegon teknikën e bërë nga bizhuteri zbukuruese nga copat e bukura dhe të holla prej teli, të kombinuara me rruza të vogla të quajtura granula.

Filigrani në Istër daton nga marrëdhëniet tregtare me Venedikun, ndërsa, filigrani që njihet sot në Istër hyn në mesin e shekullit XX nga Kosova. Në shtetin tonë, filigrani është zhvilluar nën ndikimin e Bizantit. Filigrani siç dihet është teknik e argjendit, një prej zanateve më të njohura në Kosovë.

Dizajnerja që solli për herë të parë këto stoli në Kosovë, Arlinda Zylari ka shpalosur idetë e saj dhe mënyrën e realizimit të këtyre stolive me Filigran.

“U prezantova me 30 punime të cilat përfshin qafore, vath, unaza, bylyzyk. Po ashtu, si pjesë e ekspozitës kanë qenë edhe skicat origjinale të punimeve të realizuar, por edhe skicave të cilat planifikojë të ardhme n t’i realizoj. Ekspozita është quajtur “Katër Stinët”, e zgjodha këtë titull për shkak se në dizajnët e mija mund të hasni simbole të ndryshme të cilat i përkasin stinëve të ndryshme, si p.sh kategorinë në koleksionin e stinës së pranverës ka qafore që kanë simbole si flutura apo lule në kombinim gjysmë të çmueshëm koral, uniks, zhade. Në kategorinë tjetër në stinën e verës, kam përdorur më shumë korale nga deti, ngjyrën e kaltër, të kuqen që asociojnë në stinën e verës. Nëkoleksionin e stinës së vjeshtës, bëjnë pjesë punime të cilat kanë simbole të stinës së bukur të vjeshtës, si gjethe në kombinim me gurë gjysmë të çmueshëm si zhade, korale të kuqe që asociojnë në ngjyrën e gjetheve. Në kategorinë e dimrin, përmban punime me argjend në kombinim me perla të bardha spanjolle, uniks të zi apo detaje që të asociojnë në stinën e dimrit”,tha Zilari.

Ajo ka bërë të ditur që në këtu muaj do të realizojë edhe një ekspozitë në Shkup për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare.

“Kjo është hera e parë që prezantova punën time, mirëpo, tash janë planet e tjera që të promovoj artin tonë, kulturën tonë shqiptare edhe në rajon por me gjitha gjasat do të jetë edhe më gjerë, shpresoj….Në qershor kam një ekspozitë në Shkup dhe pas asaj nuk dua të flas për plane tjera, besoj do të kemi raste që konkretisht të iu them që ku do të jetë ekspozita e radhës dhe çka në fakt, ku do të shkojmë. Këto punime janë vetëm për ekspozitë, po mund të bëjnë edhe porosi për punime. Edicioni do të jetë i limituar, vetëm nga tre porosi do të ketë, nuk dua që të jetë seri, dua të jen unikate dhe të tre punimet faktikisht do të dallojnë nga pak nga njëra tjetrës. Ideja është e tillë që unë nuk i shoh vetëm këto si aksesor, si stoli por si punim i vërtet artistik. Punimet, tentoj që ato dizajne që i bëjnë të karakterizohen dhe të jenë të sofistikuara, shik, klasik, të kenë detaje nga ekaluara sepse filigrani e dimë që është artizanat shumë i vjetër, mirëpo jam mundu që të jap një koncept krejt më ndryshme, më bashkëkohor, më modern dhe më trendi dhe besoj që ia kam arrit qëllimit”, tha ajo.

Zylari me prejardhje nga Tetova kishte përfunduar kursin për punime me Filigran në vitin 2005-2006 në Shkup. Ajo mes tjerash ka treguar se gjatë kësaj periudhe kishte krijuar punime artistike vetëm për të afërmit e saj.

Punimet dhe porosit për punimet me Filigran mund të kontaktoni në Facebook, Arlinda Zylali Jewelry Design, po ashtu edhe në instagram me të njëjtin emër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme