Google ADS

“Eksodi 99”, ndan mirënjohje për ministrin e Kulturës

14:04 | 6 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e Shoqatës “Eksodi 99”, të kryesuar nga Ali Topalli. Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Shala me delegacionin e “Eksodit 99” bisedoi rreth aktiviteteve dhe organizimeve që realizon kjo shoqatë, në përkujtim të eksodit që ndodhi në vitin 1999.

Ministri Shala u informua nga drejtuesit e kësaj shoqate, me aktivitet e shumta që realizohen nëpër qendra të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, veçmas me aktivitetin kulmor, që mbahet çdo vjet me 15 prill në Xërxë.

Ministri Kujtim Shala me këtë rast u shpreh se ky eksod, tregon sesa rrugë e dhimbshme dhe sa sakrificë e madhe është bërë për të ardhur deri te liria dhe pavarësia e vendit tonë.

Po ashtu, ministri Shala dhe delegacion i shoqatës “Eksodi 99”, biseduan për nevojën e dokumentimit të kësaj historie pjese të historisë, me aktivitete të ndryshme, por edhe me ndërtimin e monumenteve përkujtimore. Në funksion të kësaj, Shala u shpreh se, MKRS-ja, do të përkrahë këtë shoqatë për të dokumentuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Me këtë rast, drejtuesit e shoqatës “Eksodi 99”, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ngushtë me ministrin Shala, i dhuruan atij një mirënjohje, për çka Shala i falënderoi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme