Ekipi i filmit kosovar “Home Sweet Home” në Karlovy Vary

01:15 | 7 Korrik 2016
Arbresh.info

Filmi do të prezantohet me premierë ndërkombëtare të enjten, kurse një pjesë e ekipit të filmit tashmë ka arritur në Çeki, shkruan KultPlus.

Filmi “Home Sweet Home”, me skenar të Zymber Kelmendit e regji të Faton Bajraktarit do të prezantohet të enjten premierë ndërkombëtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Karlovy Vary. Ekipi i filmit tashmë ka arritur në Çeki, të cilët do të jenë të pranishëm me rastin e dhënies së filmit, shkruan KultPlus.

Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Zymber Kelmendi, skenaristi i filmit, Faton Bajraktari, regjisori i filmit, Donat Qosja dhe Shkumbin Istrefi, aktorë në këtë film, përmbëjnë ekipin kosovar në këtë prezantim./KultPlus.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme