Filmi nga Kosova “Tri Dritare dhe një Varje”, fitoi çmimin kryesor “Best of Fest” të Festivalit të Filmit të Pavarur në Uashington, mes rreth 50 filmave konkurrues artistikë dhe dokumentarë.
Filmi që trajton temën e stigmës nga shoqëria ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, u përzgjodh nga një sistem vlerësimi në bazë të votave të audiencës.
“Tri Dritare dhe një Varje” flet për Lushen, mësuese fshati, interpretuar nga aktorja, Irena Cahani e cila thyen heshtjen duke deklaruar para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp në mjedisin ku ajo jeton, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.
Regjisor i filmit është Isa Qosja, ndërsa skenarist Zymber Kelmendi, ndërsa në festival filmi u përfaqësua nga producenti Shkumbin Istrefi.
Filmi u realizua me një buxhet prej 570 mijë Eurosh, ndër të cilat 250 mijë nga Qendra Kinematografike Kosovare./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...