Dyshja e muzikantëve, kontrabasistit Dritan Gani dhe pianistja Serklana Gani do të mbajnë koncert recital në Prishtinë.
Mbrëmjen e 27 tetorit në Sallën e Kuqe, çifti Gani që prej kohësh jetojnë dhe veprojnë në Ankara të Turqisë do të interpretojë vepra nga kompozitori Adolf Misek.
Sipas një komunikate të organizatorëve të kësaj mbrëmje, koncerti vjen i organizuar në 60 vjetorin e vdekjes së kontrabasistit dhe kompozitorit të famshëm çek Misek ndërsa i paraprinë edicionit më të ri të Festivalit të Muzikës Kamertale “Kosova Kamerfest 2015”.
Dritan Gani gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të mbajë edhe një masterklas me studentët e Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë. Koncerti është mbështetur nga Universitetet “Hacettepe” dhe “Bilkent” të Ankaras
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...