Kosova për herë të parë paraqitet në European Film Awards me dy filma të propozuar, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës.
Në mesin e 52 filmave gjithsej që janë nominuar për European Film Awards janë edhe dy filma kosovarë që janë rekomanduar për nominim – filmi “Babai” me skenar dhe regji nga Visar Morina dhe filmi “Tri dritare dhe një varje” me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Isa Qosja .
Në javët e ardhshme, mbi 3,000 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit do të votojnë për nominimet në kategoritë e filmit evropian, regji, aktor, aktore dhe skenarist. Të nominuarit do të shpallen më 7 nëntor në Festivalin e Filmit Evropian Sevilje të Spanjës ndrërsa juria prej 7 anëtarëve do të vendosë për fituesit në kategoritë që parashihen nga European Film Awards.
Ceremonia e edicionit të 28-të European Film Awards do të mbahet në Berlin me 12 dhjetor.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...