23:45 | 19 Prill 2018
Arbresh.info
Sonte në ambientet e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë u promovua libri më i ri DUSHKAJA i shkrimtarit e historianit Jusuf Buxhovi.
Buxhovi me këtë rast duke folur për shqetësimin intelektual si një gjendje që lidhet edhe me raportet shoqërore të kohës së tranzicioneve të vazhdueshme me të cilat po ballafaqohet bota shqiptare gjatë shekullit të fundit si vihet pasojat që lënë ato në vetëdijen politike.
Buxhovi tha se problemet më të mëdha shfaqen në rrethanat kur çlirimi ngatërrohet me lirinë me ç’rast rrënohet sistemi gjithëmbarshëm i vlerave deri te përmasat e pushtimit të kaosit. Në Kosovën e pasluftës çlirimi nuk ka sjellë lirinë e pritur. Nga kala e papërgjegjshme politike është shfrytëzuar për pushtimin e lirisë. Kështu që mund të thuhet se pushtimi i jashtëm është zëvendësuar me pushtim të brendshëm, ka thënë ndër të tjera Buxhovi.
Promovimi i librit të Buxhovit gjatë kësaj fundjave do të promovohet në qendrat më të mëdha të Kosovës. Nesër nga orta 11 do të promovohet në Pejë, në sallën solemne të Kuvendit të Komunës./Lajmi.net/