Regjisori shqiptar Dritëro Kasapi është zgjedhur drejtor i ri i kompanisë së njohur teatrore në Suedi, “Riksteatern”.
Me rreth dy dekada përvojë pune si drejtor artistik dhe si regjisor në Suedi por edhe në shtete të tjera evropiane, Kasapi ka marrë këtë radhë, postin më të madh deri tani në karrierë.
Dritëro është shqiptar i Maqedonisë, derisa në këtë pozitë do të fillojë punën në muajin nëntor të këtij viti. “Riksteatern” është një institucion që u jep mundësi të ndryshme artistëve nga mbarë bota, shkruajnë mediat suedeze.
Janë rreth 240 asociacione që janë pjesë e kësaj kompanie të madhe teatrore, të cilat edhe e financojnë atë, pasi shërben si teatër lëvizës nëpër Suedi.
Riksteatern funksionin me qëllimin e prodhimit të veprave teatrore kualitative, që më pas shfaqen në shumicën e qendrave suedeze.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA