Baleti Kombëtar i Kosovës mbajti sot konferencë për media rreth premierës së parë për vitin 2017 e titulluar “Drejtësi Tranzicionale”.
Në fjalën hyrëse, drejtori i BKK-së Ahmet Brahimaj tha se në këtë shfaqje janë duke punuar për 40 ditë me koreografen nga amerikane Christie Coleman.
Ai shtoi se kjo shfaqje është një balet modern ndërkohë që premiera e tij do të shfaqet më 23 shkurt të këtij viti, shkruan portali Arbresh.info.
“Jemi duke punuar qe 40 ditë me koreografen nga Amerika Christine Coleman. E gjithë trupa është e angazhuar dhe është balet modern”, u shpreh Brahimaj.
Ai më tutje tha se shfaqja “Drejtësi Tranzicionale“ ka të bëjë me jetën e përditshme, pasi siç tha, koreografja është bazuar në një ngjarje të vërteta.
“Shfaqja ka të bëjë me jetën e përditshme, një histori e vërtetë të cilën koreografja e ka dëgjuar dhe e ka parë në shumë qendra botërore që ka qenë. Premiera e parë do të jetë me 23 shkurt”, vazhdoi Brahimaj.
Ai u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që kanë pasur me një koreografe e cila siç tha ai, është e re dhe shumë ambicioze.
Ndërsa koreografja Christie Coleman u shpreh e lumtur që ka pasur rastin të njohë balerinët e Kosovës dhe falënderoi drejtorin për mundësin që iu dha të punojë me ta.
“Shumë e lumtur që kam pasur rastin të njoh çdo balerin të Kosovës dhe falënderoj drejtorin që më ka dhënë mundësinë të punoj me baletin e Kosovës”, tha Coleman.
“Kjo shfaqje është e bazuar në ngjarje të vërtetë. Kjo e ka bërë më interesant për mua dhe balerinët shfaqjen“, përfundoi ajo./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...