Dorëshkrimi origjinal i Simfonisë nr 2 “Resurrection” e Gustav Mahler, është shitur sot në ankand në Londër, me një vlerë rekord prej 4,54 milionë sterlina (5,32 milionë euro), njoftoi kompania “Sotheby’s”.
“Kjo shumë vendos një rekord në ankandet për një dorëshkrim muzikor”, njofton “Sotheby’s” në një komunikatë.
Sipas shtëpisë së ankandit, e vetmja shitje që i afrohet, përkon me vitin 1987 kur dorëshkrimet e nëntë simfonive të Mozartit u shitën për 2,5 milionë sterlina në Londër.
Të shkruara nga vetë dora e Mahler, 232 faqet origjinale të Simfonisë nr 2 i përkisnin një sipërmarrësi nujorkez, Gilbert Kaplan, që vdiq në janar.
Kaplan ishte një nga admiruesit më të mëdhenj të kompozitorit austriak (1860-1911), të cilin e kishte dëgjuar për herë të parë në sallën e koncerteve “Carnegie Hall” në Nju Jork në vitin 1965.
“Dorëshkrimi është në gjendjen e tij origjinale, me fshirjet, alternimet dhe shënimet, të shkruara në shumicën e rasteve me laps blu”, thekson “Sotheby’s”.
E kompozuar mes viteve 1888 dhe 1894, Sinfonaia nr 2 është një pjesë madhështore që luhet nga 90 muzikantë dhe një kor.
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...