Domethënia e ylberit në kultura të ndryshme botërore

10:21 | 21 Nëntor 2016
Arbresh.info

Në shumë kultura kuptimi i ylberit zë një vend shumë të rëndësishëm në simbolikën e legjendave, në fakt vet ylberi ka domethënien e shumë formave të jetesës në periudhën krijimit, në kuptim të plotë këtu lidhën dy hyjni, duke lidhur koncept i dualitetit dhe krijimit në hapësirë midis botërave. Në stadin më pak metafizik, ylberi është një kombinim i ngjyrave në harmoni perfekte që prodhon një simbol natyror të një bukurie të jashtëzakonshme, një premtim i paqes dhe iluminizmit (ringjalljes). Një nga referencat e besueshme është simboli i ylberit tek populli hindu, budistët dhe tantrakut me sa duket ata të cilët kanë kapërcyer lidhjet e tyre të kësaj bote janë në gjendje të arrijnë meditimin më të lartë të të menduarit dhe përjetojnë “trupin e ylbert”, që ndryshe përshkruhet si “trup i dritës”, e cila është shpallur kur arrihet kulmi i sekreteve. Fenomeni i “trupit të ylbert” është një ndjenjë e njësive të formës së prerë që zakonisht ndodhe në momentin e vdekjes.

Simbolika dhe kuptimi i Ylberit

Jetë

Shpresë

Hyjni

Premtim

Krijim

Fillim

Fuqi

Furnizim

Harmoni

Zgjerim

Shpirtërim

Lidhje

Transformim

Ngritje

Ngjyrat dhe domethënia

Koncepti i kohezionit shpirtëror është i zakonshëm tek ylberi, ajo ka kuptimin e unitetit në kultura të shumta në veçanti Ylberi është mesazhi i drejtuar drejt bashkimit, bashkimit mes tokës dhe qiellit, Ylberi është ura që lidh dy dimensione materialen dhe shpirtëroren. Fenomeni i dy ylbereve në këtë rast lidhë universet e dy jetësisë, bashkimit dhe shenjtërimit. Në urtësi kineze, ylberi është një urë e përbërë nga një drangua me dy koka i cili vepron si një gardian dhe ndërmjetës midis qiellit dhe tokës, e nëse kemi dy ylber të njëjtën kohë atëherë drangonit i shfaqën dy koka dhe në këtë mënyrë dërgon lutjet dhe mendimet nga toka në botët tjera. Ylberi është një simbol Yin-Yang në legjendat kineze, sepse kultura kineze njeh kuptimin e ekuilibruar në 5 ngjyrëshin që bëjnë atë pastaj të bëhet një simbol 100% i harmonisë. Edhe në kulturat e lashta nordike ekzistojnë kuptime ku ylberi shihet si një urë qiellore një urë që ndryshe ata e quajnë BIFROST: Kjo urë shihet si një rrugë që lidhë botët dhe zotët e planetëve dhe ndryshe në gjuhë nordike quhet: “ViaTremula” për Asgard.

Simbolika e Ylberit të dyfishtë

Kuptimi dhe simbolika e ylberëve ka edhe një tjetër koncept të rëndësishëm: hapjen e dyerve për botët të tjera, rrugëtim nëpër botët superiore e qiellore, koncepti i dy ylberëve zakonisht lidhët me pastrim, bashkim që ndryshe quhet edhe “Perëndesha e vetëdijes”. Kjo ka edhe kuptimin e rrugës së drejt, rrugës së re, rrugës pa mëkate dhe të ndritur në harmoni me Perënditë. Ne çfarëdo koncepti që po shtjellojmë dhe po flasim, po bëhet fjalë për Ylberin si simbol zgjedhorë, pastaj këtu ne i kemi dy skaje. Dy ylberësia ndonjëherë shpjegohet edhe si dy rrugë, Ylberi më i zbehët tregon rrugën e keqe që keni kaluar, ndërkaq Ylberi më i ndritshëm afër tij tregon rrugën që keni filluar e që në këtë rrugë të re gjithçka është e qartë dhe e ndritshme, transformimin tonë, zgjedhjen e duhur. Në këtë rast profetsia thotë: ylberët kanë vendosë rrugën tonë, ylberët kanë gjetur zgjidhjet e duhura për rritjen tonë dhe të mirën tonë, për të vendosur një fillim të ri. Indianët autokton amerikan të cilët quhen Navaho, shprehin idenë e fillimit të lidhjes së Ylberit. Besimi i tyre e përshkruan ylberin si gjarpër shumë ngjyrësh, dhe nëse shfaqët përball një njeriu trim, gjarpri (ylberi) mundë të kalërohet. Ky kalërim do të thotë udhëtim në botët tjera, botë pa mëkate e të pastra, atij që i shfaqët do ta gjej rrugën e drejt të shkruar në ylber. Tek indianët kishte rëndësi të madh edhe momenti i shfaqjes së ylberit apo dy ylberëve. Atij që i shfaqeshin ylberët në stinët e ngrohta ishte një moment hareje, ndërkaq rrallësia e shfaqjes se ylberit stinëve të ftohta u shfaqej atyre personave që kishin filluar ta gjenin rrugën e perëndisë, bashkësisë, unitetit dhe qetësisë shpirtërore. Ylberi ndriçon fizikisht rrugën të cilën duhet ndjekur, i cili në shumë kultura botërore përmendët si një fillimi shumë i rëndësishëm, fillim ky që Navahot dhe Mayat e klasifikonin si një profet kur ju tregon gjëra që duhet bërë dhe momentin kur ju arrini ti kuptoni “Shpirti i Madh” (Zoti) do të jetë i kënaqur me ju.  Në kultura të lashta e gjejmë edhe popullin Kambonebos, ku edhe këta e trajtojnë ylberin si hyjni, cep të qiellit, që Zoti ja shfaqë atij personi që duhet të bëjë kthesa si forma gjeometrike e që në fakt lenë të kuptohet për kthesa jetësore, rrugë të reja dhe ngjizje të arritshmërisë shpirtërore.

mistici-arcobaleno3

Në mënyrën e tyre të menduarit populli Arçi (Harkët), që një lloj si Navahot dhe Mayat është një popull i lashtë që nuk ekziston më, kishin mënyrën e shpjegimit dhe të menduarit e besimit për Ylberin. Ky popull  ndryshe në emblemat e tyre bartnin gjysmëhënën dhe për këtë arsye lidhej prania e hyjnores , si lidhjet e energjisë hënore/ femërore, magji, pjellorisë dhe prosperitetit. Gjysme hëna, ylberi…për ta ishin simbole që i ngjanin fryrjes së barkut të nënës, plotë fëmijë. Në traditën e tyre, kush dëshironte të mbetej shtatzënë, bënte dashuri gjatë shfaqjes së ylberit. A keni pyetur ndonjëherë nga vjen legjenda e tenxheres së artë në fund të ylberit? Është një simbolikë po ashtu që rrjedh nga Keltët e lashtë (popull i lashtë), pastaj simbolika e tyre i shihte ylberët të gjinisë femërore, “kazani femërorë” ndryshe e quanin (Mitra e begatë në gjendje për riprodhuar jetën, por në gjendje latente, e njëjta ishte mbushur me “monedha ari” simbol i materies së çmuar po ende jo në jetë), ari ishte simbol i pasardhësve (fëmijët ishin pasuri si ari) siç ishte garancia e trashëgimisë së tyre të përjetshme, sepse ata do të vazhdojnë të ekzistojnë nëpërmjet fëmijëve të tyre nëpërmjet linjës së gjakut, por edhe si fuqi, ai që kishte fëmijë më shumë kishte fuqi punëtore e luftëtare. Keltët  kuptimin e ylberit e lidhnin me premtimin e një jete të re gjithashtu të hyjnisë femërore. Në krishterim dhe në Bibël po ashtu në mënyra të ngjashme ne e shohim të njëjtën ngjarje epike të Gilgamshit të shekullit 7 para lindjes së Krishtit,: “Kur një ylber u shfaq si një shenj e premtimit për të ardhmen, pas një përmbytje  të madhe që kishte shkatërruar tokën”.

Mesazhet e mundshme të shfaqjes së ylberit

 

  1. Është koha për t`u marr parasysh mundësi të reja në dispozicion për ne!
  2. Ka gjithherë një mënyrë për ti zgjidhur situatat e ndërlikuara ju duhet ta dini!
  3. Je i gatshëm për ti parë gjërat nga një këndvështrim tjetër!
  4. Je i gatshëm ta kaloni urën e jetës nga një situatë tashmë e vjetër për një të re!
  5. Jeni duke i nderuar dhe përmbushur premtimet e bëra!
  6. Çfarë premtime prisni nga të tjerët? A janë të arsyeshme? Dhe a duhet respektuar?
  7. Tashme jeni lidhur me pjesën hyjnore të brendësisë suaj!
  8. Jeni gati të filloni një jetë me një shpirt tjetër dhe dimension tjetër të brendshëm!

 

Shkroi: Enrico Santarato/Përktheu dhe përshtati ‘Arbresh.info’

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme