Me një vëllim prej 400 faqesh, posa ka dalë numri i ri i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Ky numër fillon me Basri Çapriçin, poetin dhe studiuesin tonë të mirënjohur, i cili vdiq më 14 janar 2018 në Prishtinë. Në shenjë kujtimi e nderimi, ky autor është prezantuar me një cikël të gjerë poetik, me “Simboli i etnisë”, shkëputur nga libri studimor i tij “Simboli dhe rivalët e tij”, ndërkaq Sali Bashota vjen me një tekst shkoqitës për jetën dhe profilin krijues të Basri Çapriçit
Në rubrikën Bibliofili, kemi një shkrim mjaft interesant me titullin “Jeta ime e bibliofilit” të shkrimtarit të madh anglez Julian Barnes.
Rubrika e prozës nis me shkrimtarin Henri Böll, fitues i çmimit Nobel. Ai vjen në këtë numër me tregimet “Mbi urë” dhe “Rrëfimi i një gjuetari qensh”, për të vazhduar me tregimet “Shkrimtari është një tip tryeze“ të shkrimtarit italian Achille Campanile, “Balada e dashurisë së parë” të shkrimtarit argjentinas Alejandro Dolina, “Gruaja ime” dhe “Burri im” të shkrimtares së njohur spanjolle Rosa Montero dhe “Skulptura e shpirtit” të shkrimtarit meksikan Marisio Hoze Shvarc. Rubrika vazhdon me një numër prozash të autorëve tanë. Kështu, Ibrahim Kadriu është prezantuar me “Zonja e druve”, Ibrahim Berisha me “E pakuptimtë kur e mendoj errësirën”, Ylljet Aliçka me “Dritëhijet e një kryeqyteti” dhe Balil Gjini me “Dervishi dhe Lejlaja”.
Rubrika e poezisë nis me një cikël poezish të nobelistit Derek Walkot, për të vazhduar me poetin italian Dino Campana, poetin arbëresh Francesko Micielli ( përkthyer nga gjermanishtja), me shkrimtarin dhe studiuesin suedez Kjell Espmark dhe Pier Paolo Pasolinin. Me nga një cikël poezish janë prezantuar edhe autoret tona: Blerina Rogova-Gaxha, Gentianë Paçarrizi dhe Teuta Kadriu.
Në këtë numër kemi një intervistë të gjerë e me interes kulturor me akademik Rexhep Ismajlin, ndërkaq në rubrikën Dossier vjen poeti i njohur amerikan William Carllos Williams. Rubrika nis me një cikël poezish të këtij autori dhe vazhdon me letrën me titullin “Vargu modern imponon besim” dërguar Ezra Poundit, që dëshmon për një miqësi të tensionuar, për të vazhduar gjithashtu me një letër tjetër dërguar poetes Denise Lefertov, me tregimin “Një natë qershori”, pastaj me “Praktika”, pjesë e shkëputur nga libri autobiogafik, për të përfunduar me intervistën me titullin “Artisti është shumë para epokës së tij, prandaj është i vetmuar”.
Në rubrikën e kritikës janë prezantuar një sërë autorësh tanë dhe të huaj. Rubrika nis me tekstin “Zanafilla e kritikës gjenetike” të autorit Almur Grelison dhe vazhdon me “Letërsia krahasimtare dhe kritika letrare bashkëkohore” të Jean Bessiere, “Përfundimi elegjiak i Kanunit të Perëndimit” të Harold Bloomit, “Simboli” të Michel Pastoureau, “Anton Pashku: Primus literarum” të Agron Gashit, “ Zef Zorba: Biografi e poezi” të Viola Isufajt, “Vepër kapitale për letërsinë për fëmijë” të Xhevat Sylës dhe “Semantika e diskursit në poezinë e Rrahman Dedajt” të Antigona Zenelit.
Përkthyesit që kontribuuan për këtë numër janë: Bajram Karabolli, Alfred Beka,.Alket Çani, Arben Idrizi, Ismail Ismaili, Erion Karabolli, Gianni Belluscio, Kujtim Morina, Arif Kutleshi, Rrahime Gashi, Edita Kuçi-Uka dhe Demë Topalli.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...