Google ADS

Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e diasporës në një ekspozitë

10:11 | 19 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sot në Ministrinë e Punëve te Jashtme të Shqipërisë, në kuadër të Samitit të Diasporës do të çelet ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës” e arvanitasit, Panagiotis Koliomichalis.

Pas ceremonisë së çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”. Pjesë e panelit janë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministria i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme