Janë shpallur fituesit e edicionit të 15-të të festivalit “Dokufest”, i cili mbajti sot natën përmbyllëse në Kinemanë “Lumbardhi” të Prizrenit.
Nga gjashtë kategori, në garë ishin gjithsej 107 filma.
Garën për filmin më të mirë të Ballkanit e ka fituar “Thellësia dy” nga Ognjen Glavoniç.
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për Flimin më të mirë të Ballkanit filmin “Something about life” nga Nebojsa Slijepcevic, ndërsa për filmin më të mirë u votua për “Tourism” nga Tonci Gacina.
“Çmim Special” në kategorinë për filmin më të mirë nga regjisori ballkanik në ardhje e fitoi filmi “Drums of Resistence” nga Mathieu Jouffre.
Në kategorinë e Filmit më të mirë dokumentar ndërkombëtar të metrazhit të gjatë, fitoi filmi “Oleg and his rare arts” nga nga Andrés Duque.
“Çmimi Special” në kategorinë për Filmin më të mirë dokumentar ndërkombëtar të metrazhit të gjatë shkoi për filmin “On Football” nga Sergio Oksman.
Fitues i filmit më të mirë dokumentar ndërkombëtar imetrazhit të shkurtër u zgjodh “Impressions of a ëar” nga nga Camilo Restrepo, ndërsa “Çmim Special” në kategorinë për Filmin më të mirë dokumentar Ndërkombëtar të Metrazhit të Shkurtër i shkoi filmin “The Park” nga Randa Maroufi.
Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut u zgjodh “ Homeland (Iraq year zero)” nga Abbas Fahdel, ndërsa për “Çmim Special” në kategorinë për Filmin më të Mirë për të drejtat e njeriut juria vendosi për “ Starless Dreams” nga Mehrdad Oskouei.
Deklarata: Një film dokumentar i një hijeshie të rrallë, Starless Dreams eksploron botën e brendshme të grave të burgosura në Iran me një saktësi emocionale të pashlyeshme dhe ndjeshmëri ndaj subjektit të tij.
Filmi më i mirë për ambientin u zgjidh “Ëhen tëo Ëorlds Collide” nga Heidi Brandenburg dhe Matheë Orzel.
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për Filmin më të mirë për ambientin “The Ëoods Dreams are made of”, nga Claire Simon
Filmi më I mirë I shkurtët u zgjodh “ Import” nga Ena Sendjeviç, ndërsa çmimi special për këtë kategori iu dha “Franfkurter Str.99A” nga Evgenia Gostrer.
Në kategorinë “Gara Kombëtare” fitues u zgjodh “Përformancë” nga Dritëro Mehmetaj, ndërsa çmimi Special për këtë kategori i shkoi “I kissed you on your girlfriend’s cheek, it ëas still ëet” , nga Samuel Ëeniger, Dardan Zhegrova
Çmimin e audiencës e mori “Batusha’s house” i regjisorëve Tino Glimmann dhe Jan Gollob.
Fituesit e garës EkoVideo janë: Besnik Boletini, Indrit Loshi dhe Agon Veselaj.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha