Google ADS

Djegia e Lidhjes së Prizrenit nga serbët nëpërmjet fotografive

18:23 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Në kompleksin Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është hapur ekspozita e autorit Parim Kosova, ku nëpërmjet fotografive tregohet djegia e këtij kompleksi nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb në mars të vitit 1999.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha në hapje të ekspozitës tha se të vësh dorë mbi Lidhjen e Prizrenit ishte më shumë se krim që bërë serbët me urdhrin e prerë të kryetarit të atëhershëm të Prizrenit.“Përmes kësaj ekspozitë e fotografive ekziston baza e mjaftueshme për ta ngritur një padi ndaj personave që e kanë kryer këtë vepër makabër mbi trashëgiminë tonë historike “, ka thënë Hoxha.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja tha se serbët duke e djegur këtë monument të trashëgimisë sonë menduan se do ta zhdukin çdo gjurmë shqiptare.“Dora gjakatare e okupatorit serb, pikërisht natën e fillimit të bombardimeve, ia vunë zjarrin këtij simboli të artë të historisë tonë kombëtare, mendja e tyre se me këtë veprim do të zhdukin çdo gjurmë të qenies shqiptare, u mashtruan sepse asnjëherë kombi shqiptar nuk u zhduk dhe nuk do të zhduket, do të jetoj për jetë e mot në trojet e veta etnike”, u shpreh Muja.

Autori i ekspozitës, Parim Kosova tha se pas luftës e bëri padinë për djegien e Lidhjes së Prizrenit për Tribunalin e Hagës, por i njëjti as sot nuk ka filluar të marrë parasysh atë padi.“Kallëzimi penal është bërë ndaj 11 personave që dogjën dhe shkatërruan monumentin më të çmuar të shqiptarëve, por fatkeqësisht Tribunali as edhe sot nuk ka filluar të merret me çështjen e kësaj padie, andaj nga këtu kërkoj nga presidenti i Kosovës që në rastin e paraqitjes së padisë për gjenocid ndaj Serbisë të jetë edhe ky kallëzim penal, zoti president tërë materialin e ke në dispozicion, dëshmi prej shumë dëshmive janë edhe fotot e atyre pjesëtarëve të formacioneve serbe që e dogjën rezidencën e Qeverisë së përkohshme shqiptare, pra muzeun e lidhjes “, ka thënë ai.

Sekretari permanent i MKRS-së, Veton Firzi, kompleksin e LSHP-së e quajti një ndër monumentet më kapitale të vendit tonë dhe shtoi se aktivitete të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen.Projekti pasqyron Muzeun Historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe 288 eksponatet që kanë qenë të ekspozuara në Muze deri më 27 mars 1999.Ky projekt ka për qëllim ndriçimin e djegies të qëllimtë të Muzeut me të gjitha eksponatet që ndodheshin natën kritike të 27 marsit 1999, si dhe shkatërrimin e shtatoreve që kanë qenë të vendosura në oborrin e Kompleksit të LSHP-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme