Filharmonia e Kosovës nesër do të mbaj një koncert të veçantë vokal, të cilin do ta drejtojë dirigjenti brazilian, Marsio Dasilva. Koncerti do të ndahet në dy pjesë ku do të prezantohet e gjithë trupa artistike e Filharmonisë.
Kryetari i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari në një konferencë për media, ka thënë se veçantia e këtij koncerti është që ka të bëjë me prezantimin e gjithë trupës artistike të Filharmonisë, ku dy njësit e saj, korin profesional dhe orkestrën simfonike dhe bëhet fjalë për koncert vokalo-instrumental.
Ai shtoi se në esencë ky koncert është koncert i korit në kuptimin e prioritetit që ka në program, meqë pjesa e parë është program vokal.
“Në pjesën e parë të koncertit prezantohen katër vepra të kompozitorëve botëror dhe kosovarë, që të gjitha janë premierë në Prishtinë. Fillimisht kemi veprën e vet dirigjentit mysafit Marsio Dasillva, pastaj e kemi veprën premier të kompozitorit Hajrullah Sylës, më pas e kemi një vepër atraktive Alberto Fonseka dhe së fundmi të veprën mjaft komplekse për nga përmbajtja, pra bëhet fjalë për veprën In-a të kompozitorit Rafet Rudi…. pjesa e dytë e koncertit është rezervuar për veprën vokalo-instrumentale që është mjaft e popullarizuar dhe interpretohet nëpër botë dhe natyrisht te ne për herë të parë, vepra Magnifikate e kompozitoroit Xhon Rater, që është e shkruar për soprano solo në rolin e të cilës do të prezantohet Kaltrina Miftari, orkestrën simfonike dhe kor simfoni. Gjithë këtë program do ta drejtoj dirigjenti brazilian Marsio Dasilva”, tha ai.
Dirigjenti brazilian Marsio Dasilva deklaroi se pret që nesër të sheh shumë njerëz në shfaqjen e koncertit njësoj sikur edhe herën e kaluar dhe pret që kjo të jetë një eksperiencë për secilin pjesëmarrës.
“Është kënaqësi që jam kthyer në punë me orkestrën. Viti i kaluar ashtu sikurse edhe e thatë ishte sukses i mirë me programin që kemi bërë dhe unë shoh një atmosferë shumë të mirë të punës këtu. Herën e kaluar isha i suprizuar me koncerte se sa shumë njerëz mbushën këtë hapësirë, njerëzit duke qëndruar në shkallë, gjë e cila nuk ndodh në pjesë tjera të botës, po ashtu edhe vëmendja që këto koncerte marrin nga mediat që është diçka shumë e vlefshme”, tha ai.
Dirigjentin permanent i korit të Filharmonisë, Afet Rudi, foli për veprën e tij që do të prezantohet në këtë koncert, duke thënë se vepra In-a është një vepër jo aq e zakonshme për krijimtarinë e tij e cila është frymëzuar nga një vepër kurte e shekullit njëzet.
“Duke i veçuar dy veçanti të veprës, së pari poliritmikën që ekziston në veprën e Teli Rajlit dhe laramanin harmonike që përkundër tingullit të njëjtë që dëgjo9het gjatë tërë veprës, ajo është prezente, këto elemente i kam bart në veprën in-a, duke fut elementet tona“, tha ai.
Koncerti do të fillojë në ora 20:00, afër sallës së kuqe në Pallatin e Rinisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...