Dënimi i “Calit” nga Specialja, Kushtrim Sheremeti: Jo në emrin tim

10:22 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Aktori Kushtrim Sheremeti, është nder të parët që ka reaguar ndaj dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale.

Derisa ka shqiptuar dënimin gjykata ka vlerësuar se ai po jepet në emër të popullit të Kosovës.

Sheremeti në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se kjo gjykatë nuk mund të vepron në emrin e tij.

“Jo në emrin tim”, ka shkruar Sheremeti.

Në seancën e sotme, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar Mustafën me 26 vjet burgim. /arbresh.info/

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme