“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmeve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”.
Kështu kishte shkruar shkrimtari Arti Lushi përmes një shkrimi në Facebook.
Por e gjithë kjo doli të jetë lajm i rremë, pasi të afërmit e shkrimtarit e kanë mohuar të ketë qenë i sëmurë Kadare.
Edhe gazetarja e kulturës Beti Njuma, ka reaguar për lajmin duke thënë se “fake news” i përhapur në media, ka lënë të habitur edhe vetë Kadarenë.
“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë ‘fake new’s duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë ‘lajmin’: Verifikoni pastaj publikoni. Ja, edhe vetë Ismaili hapi sytë nga lajmi”, shkruan Njuma.
Lidhur me këtë, Telegrafi kishte kontaktuar Art Lushin, por ky i fundit nuk kishte dhënë përgjigje, duke thënë shkurt, “kontaktoni mediet”.
Mediet, jo rrallë herë bien preh e lajmeve të rreme, pasi nuk i konfirmojnë ato.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut