Del në shtyp libri “Vazhdimësia e Miqësisë” nga Burim Krasniqi

13:26 | 23 Shtator 2015
M. A.

Ka dal në shtyp libri ”Vazhdimësia e Miqësisë (Kosovë-Suedi) i autorit Burim Krasniqi, në të cilin përfshihen  përshtypjet dhe falënderimet e qytetarëve dhe institucioneve  për kontributin e  KFOR-it suedez që nga viti 1999 e deri më sot në Kosovë.

Autori i librit, Burim Krasniqi, ka shkruar këtë përmbledhje falënderimesh pas kërkesave të shumta të banorëve nga viset e ndryshme në vend, për të shprehur përshtypjet dhe falënderimet e tyre drejtuar kontributit që ka dhënë ushtria suedeze ne kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Pasi që KFOR-i suedez misionin e vet e bënte në një territor multietnik, multikulturor dhe multifetar, ky  fakt e bën këtë libër më gjithëpërfshirës, duke përfshirë përshtypje nga individë të njohur nga fusha të ndryshme pa dallim etnie, kulture apo feje.

Përpos  falënderimeve nga shumë personalitete të njohura  të politikës kosovare por edhe nga opinion i gjerë, autori, një pjesë të librit i’a ka dedikuar edhe fotografive, ku ka bërë një kapitull të veçanet të quajtur “ Galeria e Fotografive” , të pasuruar me foto të ndryshme gjatë kohës së misionit të KFOR-it suedez në Kosovë por edhe figura të rëndësishëm që kanë kontribuar në vend.

Burim Krasniqi ishte bashkëpunëtorë i librit të parë” Ndërtim urash miqësie” i cili iu kushtua kontributit të Ushtrisë së Mbretërisë së Suedisë në kuadër të KFOR-it për Kosovën dhe popullin e saj, i cili u prit shumë mirë nga lexuesit.

Publikimi i librit “Vazhdimësia  e Miqësive” u mbështet nga Forcat Ushtarake suedeze dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Ndërsa një kontribut të veçantë për realizimin e këtij projekti  e ka dhënë  përfaqësuesi i lartë suedez LT. Col Johan Falkholt. Libri është botuar në dy gjuhë, gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpia botuese MUZA, Prishtinë./M.Avdimetaj/arbresh.info

12033507_10153613526340692_1118905689_n 12041740_10153613526380692_437387497_n
12016571_10153613526390692_1805750337_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme