Parku i Butrintit nuk do të jepet me koncesion.
Akuzat e opozitës i ka hedhur poshtë fillimisht ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, që sqaroi se bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, për t’i përforcuar më tej ministrja e Kulturës Elva Margariti në Komisionin e Ekonomisë që nisi sot diskutimin për projektligjin, të shoqëruar me debate të ashpra.
Por, opozita është skeptike dhe thotë se mungon transparenca për këtë marrëveshje, që sipas saj po jepet me koncesion në mënyrë sekrete.
Marrëveshja parashikon që kjo pasuri kombëtare që ruhet edhe nga UNESCO të administrohet nga një organizatë jofitimprurësë, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit për një periudhë 10-vjeçare./tch/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...