David Bowie ishte një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës për disa dekada me radhë. Të premten (08.01) u publikua albumi i tij i 25, pikërisht në 69 vjetorin e lindjes. Një dhuratë për adhuruesit e muzikës së tij.
Viti i Ri kishte filluar vetëm para një jave dhe bota e muzikës kishte një shkak të madh për të festuar: David Bowie i dhuroi muzikës dhe fansave të tij edhe një album, në 69 vjetorin e dindjes së tij. Bowie, i cili konsiderohet ndër artistët më të njohur të muzikës në shekullin e 20-të, do të mbetet i njohur për metamorfozat e shumta, sepse ai ka ndryshur shumë shpesh stilin dhe imazhin e tij gjatë karrierës së gjatë.
Përmasat e reja
Më 2013 u bë publik “The Next Day”, longplayer-i i parë i Bowiet që prej “Reality” nga viti 2003, që kritikët e kanë quajtur si një lloj reflektimi ndaj veprës së tij të deritanishme. “Blackstar” ka arritur përmasa krejt të reja. Shikimi nuk kthehet mbrapa në mënyrë nostalgjike, si për shembull, tek single i tij i mëparshëm “Where Are We Now”, i cili të kujtonte Bowien në kohën e Berlinit. Në vend të tyre, Bowie orientohet tek tonet moderne, futuriste, të cilat përshtaten me makinerinë komerciale të muzikës pop.
Interesi mediatik për albumin e ri tregoi se fenomeni David Bowie edhe më tej është shumë i fuqishëm dhe entuziazmues. Edhe pse pas një ataku kardiak në turnen e fundit, dhjetë vite me radhë nuk publikoi ndonjë album, David Bowie nuk u largua kurrë në fakt, shpjegon eksperti i muzikës pop, Christoph Jacke, në një bisedë me DW. “David Bowie është një fenomen konstant, i cili do të futet në historinë e muzikës pop, ndër të tjera me citate, aluzione dhe referenca të paraqitura tek formacionet e reja. Ai nuk e ka pasur të domosdoshme që tërë kohën të ofrojë sensacione të reja, por vetëm i ka aktualizuar ato kohë pas kohe.”
Figura artistike e David Bowie
Megjithë prezencën konstante, mbeten disa enigma për atë se kush ishte në fakt David Bowie. Christoph Jacke mendon se mbetet sekrete se si Bowie për dekada të tëra arriti të qendrojë në krye të muzikës botërore. Ai u shkëput nga karakteri i dikurshëm, që ia mundësoi karrierën në disa dekadat e para. “Të gjitha figurat e mija e kanë plotësuar qëllimin e tyre dhe tani mund të shkojnë në pension”, tha ai në intervistën e fundit, para një pushimi, duke folur për figurat e tij artistike Ziggy Stardunst, Major Tom apo dhe Thin White Duke.
David Bowie ka dëshmuar me “Blackstar” se e njohura dhe e kaluara mund të bashkohen me të tashmen dhe të renë. Ndaj edhe ka mbetur shumë interesant, mendon Jacke. Në albumet më të reja Bowie nuk ka mbetur vetëm tek muzika pop, por ka cituar edhe vetveten. Citimi i vetvetes sqaron edhe më shumë vlerën e tij, vlerën të cilën ikona David Bowie ia ka dhuruar botës së muzikës. Por shpjegon edhe faktin që identiteti i David Bowiet mund të përcaktohet vetëm për një periudhë të caktuar. Këtë të dielë (11.01), këngëtari britanik u nda nga jeta në rrethin e tij të ngushtë familjarë, nga sëmundja e kancerit.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...