Romanca e tyre shkaktoi trazira të mëdha politike dhe diplomatike.
Megjithatë dashuria mes presidentit të më vonshëm të shtetit jugafrikan Botswanan, Seretse Khama dhe bashkëshortes së tij të bardhë e cila ishtë një vajzë e klasës së mesme nga Anglia, Ruth Williams, duroi shumë pavarësisht të gjitha pengesave dhe nëpërkëmbjeve nëpër të cilat ka kaluar, transmeton arbresh.info.
Tani, kjo histori dashurie do të vihet për herë të parë në ekranin e kinematografisë.
Aktorët e famshëm britanik David Oylelowo dhe Rosamund Pike do të luajnë rolet e çiftit lidhja e të cilëve ishte bërë fokusi i një krize mes Britanisë së Madhe dhe shtetit fqinj të Botswanas, Afrikës Jugore, lidhje e cila ishte gati të përhapte aparteidin.
Seretse ishte një princ i protektoratit britnaik, student i Universitit Oxford i cili në vitin 1948, në moshën 27 vjeçare ishte martuar me 24 vjeçaren Ruth.
Bashkimi i tyre ishte kundërshtuar fuqishëm nga babai i Ruth dhe familja e Seretses.
Seretse ishte udhëheqës në pritje i fisit Bamangwato dhe ishte dërguar në Londër nga xhaxhai i tij Tshekedi Khama për të studiuar për drejtësi dhe pasi të krynte studimet ai do të duhej të kthehej në shtëpi dhe të martohej me një grua të fisit të tij.
Mirëpo, xhaxhai i tij dhe qeveria britanike përfunduan duke bashkuar forcat që Seretse të braktiste bashkëshorten e tij të bardhë ose të hiqte dorë nga fisi i tij dhe të lëshonte vendlindjen.
Ata ishin dëbuar nga vendi i tyre për shkak të dashurisë së tyre të ndaluar, transmeton arbresh.info.
Ruth Williams kishte lindur në Blackheath një vend në juglindje të Londrës dhe ishte vajza e një kapiten të Armatës Indiane i cili më pas ishte marrë me tregtinë e çajit.
Ajo e donte muzikën xhaz ashtu sikurse Seretse. Ata u njoftuan kur motra e Ruth e mori atë në një mbrëmje vallëzimi që ishte mbajtur në Londër në vitin 1947 gjatë të cilës Seretse i kishte kërkuar që të vallëzonte me të.
Romanca e tyre shkaktoi shumë rrëmujë. Seretse nuk kishte kërkuar miratimin e xhaxhasë së tij për këtë sepse e dinte se nuk do ta bënte mirëpo kur Ruth i kishte kërkuar babait të saj që ta aprovonte lidhjen ai kishte thënë se ajo nuk duhej të martohej me një njeri të zi, mirëpo Ruth nuk e kishte dëgjuar.
Sipas rrëfyesve të historisë së tyre të dashurisë, transmeton arbresh.info, ata ishin kërcënuar pasi konsiderohej se lidhja e tyre do të shkatërronte perandorinë britanike në Afrikë.
Aparteidi ishte gati të shpërthente në Afrikën Jugore dhe Britania nuk ishte e gatshme të shkatërronte lidhjet e saj me këtë vend.
Çifti i dashuruar kaloi nëpër shumë probleme dhe vështirësi mirëpo pavarësisht kësaj ata vazhduan të qëndrojnë edhe më të bashkuar derisa sollën në jetë një vajzë dhe tre djemë njëri prej të cilëve tani është president i Botswana.
Filmi për dashurinë e ndaluar të tyre është duke u realizuar dhe mund të përfundoj në fund të këtij viti për të konkuruar për çmimin e madh “The Oscars” në vitin 2017. /arbresh.info.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së