Google ADS

Çmimi për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”, i ndahet kompozitorit Rafet Rudi

14:22 | 21 Qershor 2021
arbresh.info

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka ndarë Çmimin për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”, kompozitorit Rafet Rudi.

Po ashtu, ministri ka ndarë edhe çmime të tjera vjetore për muzikë.

Çeku është shprehur i lumtur që është prezent teksa ndahen këto çmime.

“Po e kryejë një pjesë të obligimit që kemi ndaj juve dhe punës së juaj. Është më e pakta që mund të bëjmë ndaj asaj që ju e meritoni. Para gjysmë ore i kam nënshkruar çmimet e vendimin para disa ditësh. Përgjegjësia me vlerësua punën artistike është shumë e madhe, kjo ka qenë përgjegjësi e një jurie kredibile, nuk kisha dashtë me i mbetë kjo një ministri”.

Në emër të jurisë, Sami Pirraj zyrtar i muzikës në Ministri ka komunikuar vlerësimin dhe vendimin e jurisë profesionale.

“Po i shpalosim rezultatet e konkursit për vitin 2020 për vepër jetësore. Çmimi për vepër jetësore është nderuar nga Filarmoia e Kosovës. Kompozitorët që kanë konkurruar i janë nënshtruar një jurie profesionale. Ky konkurs ka mbi një decenie e më shumë që ka filluar të veprojë në ministri. Është krijuar një institucion që ka dhënë rezultate mjaftë të mëdha duke i cytur artistet të krijojnë vepra të mëdha muzikore”.

“Çmimi kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani” i jepet kompozitorit Rafet Rudi që është kontribuues i jetës  muzikore mbi gjysmë shekulli në nivele kombëtare e ndërkombëtare me shumë vepra cilësore. Veprimtaria e profesor Rudit është e larmishme me shtrirje të gjerë të veprave të behatshme”.

Ndërsa, Rafet Rudi, ka falënderuar ministrinë për mbështetje.

“Falënderoj ministrinë që po vazhdon iniciativën e filluar më herët dhe që ka qenë tërë kohën një stimulat i rëndësishëm për krijimtarinë që vështirë po e gjen vendin në këto ndryshime të mëdha. E di që në faza të ndryshme kompozitori sidomos në kohën e fundit ka nevojë për mbështetje. Kjo muzikë nuk i nënshtrohet rregullave të tregut”.

Çmime tjera u ndanë edhe për kompozitorin Kreshnik Alickaj, Hajrullah Sylën e Blendi Kelmendit./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme