Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë Orhan Pamuk ka vizituar së fundmi Teheranin, ku ka treguar se është shumë i interesuar në fabulat klasike persiane.
Pamuk në një intervistë për gazetën Etemad thotë se dashuria për të shkruar e ka shndërruar atë në një shkrimtar, transmeton portali arbresh.info.
“Cilido ndjenjë që mund të kem, dashuria për të shkruar mbetet e pandryshuar në mua. Më pëlqen të përshkruaj çdo gjë që unë shoh ose nëpërmjet shkrimit apo pikturës”.
Kritikat ndaj qeverisë turke për kufizimin e lirisë së shprehjes
Diku në intervistë, Pamuk iu referua çmimeve që ai ka paguar për protestat e tij kundër disa politikave të partisë në pushtet të Turqisë dhe shtoi, “Sapo kam vënë peshën time pas armenëve dhe në përgjigje qeveria vendosi të ndalojë librin tim në disa qytete”.
Ai shtoi gjithashtu se pika e kritikave të tij i drejtohet qeverisë turke dhe jo kombit për kufizimin e lirisë së shprehjes.
“Vazhdoj të them se Turqia duhet të bashkohet me BE, sepse anëtarësimi do të promovojë kulturën, ekonominë dhe politikën tonë. Unë besoj në parimet e Demokracisë Liberale dhe kritikoj çdo veprim që na tërheq vëmendjen nga parimet”.
Laureati i Nobelit nënvizoi që marrja e çmimit e ka kthyer atë në ambasador të Turqisë në nivel ndërkombëtar, dhe nuk është i lumtur për këtë gjë./Arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?