Absurdi, “kriza ekzistencialiste” etj, janë nocione metafizike që lidhen me ekzistencializmin dhe të kuptuarit e jetës.
Kjo është një frazë e përdorur nga pesë filozofë në përgjithësi: Kirkegard, Kamy, Niçe, Hajdeger dhe Sartri. Edhe pse këta nuk pajtoheshin në shumë gjëra, sidoqoftë kanë nxjerrë atë se çfarë do të thotë të përjetosh një “krizë ekzistencialiste”. Sipas Sartrit është një periudhe kur gjërat që mund të jenë dukur të afërmendshme dhe normale fillojnë të duken të çrregullta, relative dhe të çuditshme. E gjitha nisë kur fillojmë ta pyesim veten pse e bëjmë këtë punë e ajo atë tjetrën, pse kemi zgjedhur këtë partner apo pse ndjekim këto norma kulturore?
Me pak fjalë e kuptojmë që ka më shumë opsione nga sa ia lejojmë vetes të imagjinohen. Kriza ekzistencialiste fillon kur e kuptojmë që jemi më të lirë nga sa e kishim paramenduar, shkruan arbresh.info.
Gjithsesi, të kuptuarit e kësaj nuk na sjellë qetësi, por më shumë ankth. E kuptojmë që kemi qenë duke e mashtruar veten mbi nocionin e asaj që duhet të ishte. E kuptojmë se askujt në të vërtetë nuk i intereson se kush jemi apo çfarë kemi vendosur të bëjmë.
Veç tjerash krijojmë një vetëdije rreth pashmangshmërisë së vdekjes, dhe së fundi kuptojmë që zgjedhjet tona nuk vijnë me një udhëzues për ta ditur a po veprojmë mirë apo keq. Dhe se gjithçka është relative./Arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...