Stripi italian “Alan Ford”, i krijuar në vitin 1969 nga Luciano Secchi dhe Roberto Raviola, përqendrohet te grupi i agjentëve sekretë TNT, ku Alan Fordi është një nga anëtarët. Humori i zi i tij ka bërë që të ketë popullaritet të madh jo vetëm në vendin e origjinës, por edhe në shumë shtete tjera, si Franca, Danimarka dhe Brazili. Mirëpo, jashta Italisë, suksesin më të madh e arriti në Jugosllavinë komuniste – që nga viti 1972, kur nisi të botohet te “Vijesnik”-u i Zagrebit, transmeton Telegrafi. Më poshtë janë disa nga citatet më të veçanta nga “Alan Fordi”.

• Mu më së shumti më prek vdekja ime!

• Nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, me rëndësi është fitorja.

• Nëse e ke ndërmend të fitosh, nuk duhet të humbësh.

• Armatosu dhe ik.

• Më mirë diçka nga diçka, se asgjë nga asgjë.

• Nëse dëshiron të fitosh në vrapim, duhet i pari ta arrish cakun.

• Mos u dorëzo, pos kur duhet.

• Kush ecën nuk vrapon.

• Hyrja e lirë, dalja paguhet.

• Ne asgjë nuk premtojnë dhe këtë e përmbushim.

• Këtu prehet ai që nuk është më.

• Këtu prehem unë e qëndron ti, më mirë të prehesh ti e të qëndroj unë.

• Më mirë të jesh i pasur se të mos jesh.

• Poshtë ata, rrnoftë unë

• Blini lule për gruan më të dashur, por mos e harro as tënden.

• Mos i beso gruas që gënjen. /Telegrafi/