Uebsajti i njohur “Cineuropa”, i ka kushtuar një artikull filmit të metrazhit të shkurtër kosovaro-britanik “Shok”, që është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.
Artikulli nis me një skenë të filmit ku personazhet që luajnë familjen shqiptare që përndjeken nga forcat serbe urdhërohen që të lëshojnë vendin.
“Ky nuk është vendi juaj. Merrni pasurinë tuaj. Ikni dhe mos shikoni prapa. Nëse e bëni ju vrasi.”
Nuk është e thënë të keni lindur apo të jeni rritur në Prishtinë për të kuptuar absurditetin e plotë të portretizuar në këtë film, ku një oficer i lartë i ushtrisë serbe është i ngarkuar me detyrën që të deportojë një familje shqiptare në një mëngjes të vitit 1998, derisa lufta vazhdon në Kosovë dhe vendi është ende 10 vjet larg pavarësisë, transmeton KosovaPress.
Por, mund të vëreni diçka kur keni parasysh se ishte britaniku Jamie Donaghue ai i cili shkroi filmin “Shok”, një prodhim britaniko-kosovar, që tani po garon për Oscarin 2016 në kategorinë e filmave të shkurtër. Njohja e këtij filmi nga ana e Akad emisë shënon një hap të vogël në historinë e këtij shteti të vogël. Kosova po feston një fitore të madhe. Frytin e strategjisë të propozuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që dalëngadalë po ia del që këtë industri të filmit në lulëzim e sipër ta vendos në hartën botërore të kinematografisë.
Tutje “Cineuropa” vazhdon me përshkrimin e filmit dhe mesazhin që përcjell tek audienca.
Derisa i japin biçikletave, dy fëmijë e gjejnë veten të ndeshur me okupimin, shoqërinë, besnikërinë, guximin dhe padrejtësinë. Dhe kështu ne po prezantojmë atë që ky film synon të adresojë: brengat e përditshme të njerëzve, që në periudha lufte, afektojnë të gjithë, jo vetëm të rriturit. Fëmijët e vitit 1998 janë të rritur sot, edhe në Kosovë edhe në diasporë. Ata po festojnë suksesin botëror të këtij filmi me një pasion të zjarrtë, duke na vënë në kujtesë rolin e këtij filmi që mund ta ketë në identitetin kulturor të një kombi, qoftë i shkurtër apo i gjatë.
Përtej Atlantikut, atje ku veçanërisht duket të jenë ndikuar nga ky film, audienca është prekur nga një film-mësim si ky. Nga 16 festivale ku ka fituar çmime, 13 janë amerikane, por më e mira pritet të ndodh për ekipin e filmit “Shok”. Jamie Donaghue zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën në tepihun e kuq të Oscarit këtë vit.
Një shtet i vogël, që ka hyrë në një kategori të vogël në këtë mes të madh filmbërësish, është e ngjashme me storiet e suksesit që industria amerikane e filmit i do aq shumë.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë