Tajar Agolli, vëllai i shkrimtarit të madh, në vijim të rrëfimit të tij zbulon edhe arsyen e ftohjes mes Dritëroit dhe Ismail Kadaresë.
Sipas Tajarit, ka qenë emërimi i Dritëroit si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që krijoi dhe distancën mes tyre,shkruan Koha.Net.
Po ashtu, ai tregon se marrëdhëniet e Dritëroit me ish-kryeministrin komunist Mehmet Shehu kanë qenë shumë të mira, madje ata shkëmbenin dhe vizita për Vitin e Ri.
Cili ishte gjykimi i tij, nëse kishim të bënim me vrasje apo vetëvrasje të Mehmet Shehut. Çfarë mendimi kishte Dritëroi për Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Lidhur me kongresin e krijimit të Partisë Socialiste, më qershor 1991, Dritëroi i kishte thënë vëllait të tij se do të shpërthente dhe mbase pas kësaj do të kishte probleme të mëdha.
Tajari tregon edhe momentet e fundit ët Dritëroit në spital, kur pasi ishte përmirësuar kishte gjetur kurajon dhe t’i jepte zemër të afërmve të tij. “Rrini të qetë, kështu është jeta!”, këto ishin fjalët e fundit mes dy vëllezërve.
“Dritëroi e vlerësonte shumë Enverin, e cilësonte njeri të zgjuar. Për të gjitha akuzat e dala së fundmi se gjoja ka qenë homoseksual, apo vese të tjera, Dritëroi thoshte se ishin shpifje dhe idiotësira”, tha në një interviste ekskluzive per Panorama, vëllai i Dritëro Agollit.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...