Rreth 40 mijë qytetarë e kanë vizituar panairin e sivjetmë të librit në Prishtinë. Sot në ditën e mbylljes së këtij edicioni, organizatorët janë shprehur të kënaqur me rezultatet që kanë dalë. Sipas tyre, çdo libër që ka kërkuar lexuesi, e ka gjetur aty.
Librat më të lexuar në këtë edicion nga autorë shqiptarë kanë dalë të jenë “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” nga Veton Surroi, “Shkëlqim dhe Tmerr”, nga Bekim Femiu, “Rrebelimi i Lulus”, i autorit Albatros Rexhaj, “Serpenti dhe hija” nga Veli Karahoda dhe “Puthësi i paligjshëm”, nga autori Azem Deliu. Ndërsa, autorët më të kërkuar të huaj kanë dalë të jenëAdam Grant, Noel Malcolm, Umberto Eco, Jennie Dorny dhe Orhan Pamuk.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku tha se shpresojnë të ndërkombëtarizojnë këtë panair.
“Kemi dashtë dhe kemi bërë përpjekje që të japim një shembull të mirë se kur ekziston vullneti dhe sidomos kur ekziston dashuria ndaj një pune ajo punë kryhet dhe për mbyllet mirë. Panairi ka qenë jashtëzakonisht i pasur me literaturën motivuese dhe thuajse nuk ka pas çka kërkon lexuesi shqiptar dhe të mos e gjejë në këtë panair. Nëse na shkon puna mirë kështu si jemi, shpresojmë dhe besojmë që një ditë ta ndërkombëtarizojmë panairin, që të kemi edhe botues të tjerë nga të gjitha anët sepse është e ditur se ai veprim veç na pasur dhe asgjë nuk na pengon. Në këtë panair, gjithmonë sipas vlerësimeve të përafërta, kanë marrë pjesë vizitorë jashtëzakonisht të shumtë, diku me 38 mijë e 40 mijë vizitorë, ka qenë një vizitë e jashtëzakonshme dhe shumë përmbajtjesore”, tha ai.
Demaku shtoi se në kuadër të panairit ka pasur edhe disa promovime të librave, e që ka ndodhë që brenda një dite promovohen deri në dhjetë libra.
Gjithashtu, në këtë edicion janë ndarë edhe disa çmime të panairit disa autorëve Viola Isufaj, Mehmet Kraja, Nehat Islami, Noel Malcom, Avdi Shala, Veton Surroi dhe Jennie Dorny.
Risi e panairit të këtij viti ishte një pyetësor me vërejtje dhe propozime të pjesëmarrësve nga e cila ka dalë që problem i këtij edicioni të panairit ka qenë hapësira e ngushtë.
Për këtë, Demaku tha se në vitin e ardhshëm panairi ndoshta do të mbahet në lokale më të mira.
“E dini si na ka dal vija e përgjithshme e pyetësorit? Të gjitha janë përmbledhur në pikën e kushteve teknike – salla e ngushtë, hapësira e ngushtë, mungesa e ajrosjes, mungesa e hapësirës për lëvizje e të tjera që përmblidhen në pjesën teknike që na kushtëzon lokali dhe ambienti. Shpresoj dhe besoj që në vitin tjetër ndoshta do të kemi mundësi në lokale pak më të mira”, tha ai.
Panairi i 18-të i librit “Prishtina 2016”, ka qenë i hapur që nga data 7 m aj, ku kanë marrë pjesë dhjetëra shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...