Google ADS

Caktohet regjisori i ri i James Bondit

11:24 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Cary Joji Fukunaga është shpallur si drejtor i filmit të 25-të të Bondit.

Ai zëvendëson Danny Boyle, i cili u largua nga projekti për shkak të “dallimeve kreative” me producentët e franshizës, transmeton portali arbresh.info.

Një shkrim i postuar në llogarinë zyrtare të James Bond deklaroi:

“Michael G. Wilson, Barbara Broccoli dhe Daniel Craig kanë njoftuar sot se #Bond25 do të nisë filmimin në Pinewood Studios më 4 mars 2019 nën drejtimin e regjisorit, Cary Joji Fukunaga me datë të publikimit në mbarë botën 14 shkurt 2020”.

Producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli kanë thënë: “Ne jemi të kënaqur që po punojmë me Cary. Shkathtësia dhe risitë e tij e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për aventurën tjetër James Bond”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme